Tërmet në Turqi-Siri/ Unicef: Mbi 7 milionë fëmijë të prekur

Më shumë se 7 milionë fëmijë u prekën nga tërmetet shkatërruese në Turqi dhe Siri më 6 shkurt, tha sot UNICEF , duke vlerësuar se disa mijëra prej tyre mund të jenë vrarë.

“Në Turqi, numri i përgjithshëm i fëmijëve që jetojnë në dhjetë provincat e prekura nga dy tërmetet është 4.6 milionë fëmijë. Në Siri, 2.5 milionë fëmijë janë prekur ”, tha James Elder, një zëdhënës i organizatës në një konferencë të rregullt për shtyp në Gjenevë.