Kalaja: Protestuesit nuk kryen asnjë vepër penale, tymueset ishin si ato që 'banditi i Tiranës' përdor në koncerte
Aktivistja në mbrojte të Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja në një lidhje live me Syri Tv nga Komisariati, ku janë shoqëruar tre anëtarët e Partisë Demokratike pas protestës para Parlamentit, u shpreh se të shoqeruarit nuk kanë kryer asnjë vepër penale dhe se fishekzjarret dhe tymueset e hedhura janë si ato që përdor kryetari i Bashkisë në çdo koncert të financuar nga xhepat e qytetarëve:
“Asnjë nga protestuesit nuk ka kryer vepër penale sepse ato janë në formë tymuesesh me ngjyrën e flamurit kombëtar dhe të Partisë Demokratike, ju keni parë se si ai banditi që drejton bashkinë e Tiranës, në një koncert ku shpenzohen miliona taksa të qytetarëve shqiptarë gumëzhin gjithë Tirana nga fishekëzjarret dhe tymueset. Kështu që unë mendoj se dita kur shprehet fjala e lirë është një ditë gëzimi, aty ku mblidhen qytetarët për të protestuar për të drejtat e tyre, është një ditë feste dhe në një ditë feste hidhen edhe tymuese dhe fishekzjarre për aq kohë sa nuk cënohet e jeta e Policisë, për sa kohë që nuk cënohen institucionet si Parlamenti, Kryeminstria etj etj, sepse tek e fundit të gjitha këto institucione janë tonat.
Unë do garantoja gjithë protestuesit në emrin e PD dhe të atyre që i kanë dalë për zot këtyre protestuesve se ka ikur koha që protestuesit qëndronin dyerve të Komisariatit apo Gjykatave, ne kemi marrë përsipër siç e ka thënë dhe kryetari i PD, që në çdo komisariat janë deputetët. Ne do jemi këtu për të gjitha rastet, dhe i bëj thirrje Policisë së Shtetit që me këto shoqërime të pajustifikuara të mos i agrovojë në ditët në vijim. Sepse të enjten do jemi sërish në protestë sepse Parlamenti në fund të fundit është i qytetarëve dhe me këto veprime nuk ka shanse që këta të intimidojnë protestuesit.
Ne do jemi në Parlament, do jemi në mbështetje të deputetëve të PD dhe para çdo Komisariati për të mbrotjur protestuesit qofshin apo jo të PD. Siç e thamë, ato do lirohen për pak, pasi nuk ka asnjë vepër penale që ato kanë komsumuar dhe nëse policia do t’i mbajë në kundërshtim me ligjin, do jenë ata që do mbajnë përgjegjësi.”
Ndërsa pyetjes se a ka pasur hedhje lëndësh të rrezikshme në protestën e sotme, Kalaja ju përgjigj:
"Jo, ju keni qenë dhe vetë të pranishëm, nuk ka patur asnjë lëndë të rrezikshme, thjesht tymuese dhe fishekzjarre të cilat në moment të caktuara tregojnë se jemi në protestë. Pra jemi në çaste ku edhe mllefi është i agravuar kur shikon deputetët që ke votuar të mos lejohen në Parlament nga Garda. Prandaj, unë i bëj thirrje Policisë që të jetë sa më korrekte ne krye të detyrës, dhe aq më korrekt do jemi dhe ne për të protestuar për të drejtat tona të garantuara me Kushtetutë.”