Sorina Koti nga Komisariati: Tre anëtarët e PD u shoqëruan sepse protestuan për fjalën e lirë
Deputetja e qarkut Korçë, Sorina Koti live nga komisariati ku janë shoqëruar tre anëtarët e Partisë Demokratike pas protestës para Parlamentit, u shpreh ndër të tjera se tre të shoqëruarit janë ndaluar sepse po protestonin për fjalën e lirë, për pluralizmin politik.
“Është protesta e radhës ku asnjë zë nuk mund të cënohet , burgoset apo shoqërohet në Komisariatet e Policisë, aktualisht janë 3 përfaqsues të Partisë Demokratike në Komisariat por për shkak të moshës njëri prej tyre do të lirohet shpejt, dy të tjerë janë njëri i forumit dhe tjetri anëtar, të cilët janë ndaluar sepse po protestojnë për fjalën e lirë, për pluralizmin politik dhe për të mbrotjur të drejtën e fjalës. Unë sapo dola tani bashkë me kolegët e mi nga Komisariati ku kemi marrë garanci se ata do të lirohen së shpejti sepse në fund të fundit është e drejta kushtetuese e secilit nga ne për të protestuar, qoftë Brenda parlamenti apo jashtë tij.
Kështu që askush nuk ka të drejtë për të cënuar këdo që proteston për të drejtat e tij, ne do presim këtu deri në momentin që anëtarët tanë të dalin nga ambientet e Komisariatit”, u shpreh Koti.