Arrestohet futbollisti i Juventusit, akuzohet për sulm ndaj ish-të dashurës

Nuk kanë fund telashet për sulmuesin holandez Mohamed Ihateren.

Pas akuzave për lidhje me mafien dhe pas djegies së makinës luksoze, 21-vjeçari në pronësi të Juventusit, i huazuar te Ajaksi, është arrestuar në Amsterdan, sipas raportimeve të fundit që vijnë nga Holanda.

Ihateren akuzohet për sulm ndaj ish-të dashurës.  Holandezi festoi 21-vjetorin të dielën, teksa është dërguar në paraburgim dhe pritet të merret në pyetje.

Policia kontrolloi shtëpinë e futbollistit në Vleuten, teksa detaje më të hollësishme pritet të zbulohen në vijim.

Vlen të theksohet fakti se holandezi ka nënshkruar kontratë 4 vjeçare me Juventusin në verën e vitit 2021.