", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/February/13/auto_1d312762-11a3-4d95-b0ef-461871f88033-720x4801676310789.jpg", "width": 900, "height": 600 } }

10-vjeçarja shpëtohet nga rrënojat pas 183 orësh

Një 10- vjeçare u shpëtua 183 orë pas tërmetit, nën rrënojat e një pallati në provincën Hatay të Turqisë, raporton TRT Haber.

Një orë më parë, një djalë 13-vjeçar është nxjerrë i gjallë në të njëjtën zonë.

Në të njëjtin qytet në provincën Hatay, një grua 70-vjeçare, Nurai Gurbouz, u shpëtua pas 178 orësh nën rrënoja.

Herët në mëngjes, Anadolu Agency raportoi se një djalë 7-vjeçar, Mustafa, u shpëtua në provincën Hatay.

62-vjeçarja Nafize Yilmaz u nxor e gjallë nga rrënojat në qytetin Noordagi, në të njëjtën provincë. Gruaja 62-vjeçare dhe djali 7-vjeçar mbetën të bllokuar për 163 orë përpara se të shpëtoheshin të dielën.

Sibel Kaya, 40 vjeç, u nxorr nga rrënojat e një ndërtese pesëkatëshe në provincën Gaziantep, 170 orë pas tërmetit.

Ndërsa shpresat për të gjetur më shumë të mbijetuar në rrënojat po shuhen, numri i të vdekurve nga tërmetet e javës së kaluar në Turqi dhe Sirinë fqinje tashmë ka tejkaluar 37,000.