'Rama i ka mbushur brekët, është dhjaks'/ Kryemadhi: S'ka ç'ti bëjë McGonigal, do të dalin të gjitha

Seanca e Kuvendit po vijon mes tensioneve mazhorancë-opozitë. 

Jashtë sallës së Parlamentit mbështetësit po protestojnë dhe kërkojnë largimin e Edi Ramës. 

E ashpër në fjalën e saj ka qenë edhe deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi. 

Kryemadhi tha se Rama është frikësuar nga afera me McGonigal, ndërsa paralajmëroi se të tjera detaje do dalin nga ky skandal. 

“Edi Rama i konsideron burrat e partisë për gra. Zonja Nikolla mos u përdor në mënyrë kaq primitive. Ky kryeministër është ushtar i krimit të organizuar. Mos bëni më gafa të tjera. Se po të jetë puna ashtu zonjë më ke hequr dy herë të drejtën e fjalës. E di që jeni nën presion, nuk kemi çfarë t’i bëjmë McGonigal, do të dalin të gjitha. Ai zotëria nuk vjen se di që është dhjaks për këtë punë, i ka mbush brekët”, tha Kryemadhi.

Fjala e plotë në Parlament e deputetes së PL-së, Monika Kryemadhi:

Në fakt ndjej keqardhje për kolegët deputetë të Partisë Socialiste dhe aq më shumë për 80% të Qeverisë së zotit Rama dhe për ju që drejtoni këtë Kuvend si gra që jeni.

Përdorimi në mënyrën më të tmerrshme nga burrat e degraduar politikisht se moralisht dhe familjarisht nuk është problemi ynë, është problem i grave të tyre nëpër shtëpia, por politikisht dhe të gënjesh kaq hapur, dhe më vjen shumë keq që Anila ka marrë përsipër një deklaratë të tillë, të paktën jo vetëm ne këtu në Parlament por gjithë shqiptarët janë koshientë që Berisha shquhet për xhentilesë ndaj femrave.

Vetëm një ka këtu, po s’ka problem për ju se Edi Rama i konsideron burrat e partisë për gra ndërsa gratë e partisë i konsideron për burra kështu që ajo, zonja Nikolla ju lutem shumë mos u përdorni në mënyrë kaq primitive. Ai zotëria shquhet për dhunë verbale, morale, fizike ndaj grave.

Ky kryeministër i cili nuk është gjë tjetër veçse një ushtar i krimit të organizuar, mendoj që tërhiqeni atë gjë se është shumë e turpshme. Mos bëni më gafa të tjera siç keni bërë me përjashtimet e deputetëve të tjerë, zbatoni rregulloren e Parlamentit se po të jetë puna ashtu zonjë më ke hequr dy herë të drejtën e fjalës pa më thirrur asnjëherë emrin në sallë. Kam dashur të flas dhe nuk më ke dhënë të drejtën e fjalës, pavarësisht se ka qënë e bllokuar foltorja, do flisja nga vendi.