VIDEO/ Protestuesit tentojnë të çajnë rrethimin dhe të futen në Parlament, përplasen me policinë

Është tensionuar situata në protestën e thirrur nga Partia Demokrtike dhe opozita para Parlamentit pasditen e sotme.

Protestuesit kanë tentuar të çajnë rrethimin dhe të futen në drejtim të Parlamentit duke u konfrontuar me policinë si duke hedhur flakadanë në drejtim të tyre.

Kujtojmë se garda nuk ka lejuar deputetët e PD të futen në seancën plenare e cila po zhvillohet në Parlament.