Në Itali e bëjnë fakt, Kessie drejt Inter sezonin e ardhshëm

 

Pavarësisht mohimeve nga Spanja, “Gazzetta dello Sport” këmbëngul se Kessie do të bashkohet me Inter.

Lojtari raportohet se është i pakënaqur te Barcelona dhe theksohet se ai dëshiron rikthimin sa më të shpejtë në Seria A.

“Zikaltërit” po shqyrtojnë opsionet e huazimit për sezonin e ardhshëm, por lojtari duhet të ulë pagën e tij aktuale prej 7 milionë euro, në mënyrë që klubi italian të mund ta përballojë.