", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/February/13/auto_107190011-1675773362930-gettyimages-1246861557-AFP_338P6DU1676294363.jpeg", "width": 900, "height": 507 } }

Gjendet e vdekur nën rrënoja aktorja e njohur e serialeve turke, bashkë me të dhe e bija

Nga tërmetet në Turqi dhe Siri tashmë kanë ndërruar jetë rreth 36,000 persona. 

Ekipet e shpëtimit tashmë kanë pak shpresa për të gjetur të mbijetuar dhe puna e tyre tani është e fokusuar në heqjen e trupave që ende ndodhen nën rrënoja. Një nga trupat e gjetur orët e fundit është ai i aktores Emel Atici.

Lajmin e hidhur e ka dhënë kompania e njohur e prodhimit të serialeve, e cila shkruan: 

“Jemi thellësisht të pikëlluar për humbjen e Emel Aici dhe vajzës së saj, Püryan Aici, aktores së njohur të serialeve tona televizive në fatkeqësinë e tërmetit në vendin tonë. Zotipastë mëshirë për Emel Atici, aktoren e bukur të serialit tonë Bir Zamanlar Çukurova (Toka e hidhur) dhe vajzën e saj të dashur. Shprehim ngushëllimet tona për familjen dhe të dashurit e saj.”

Aktorja dhe vajza e saj u goditën nga tërmeti në shtëpinë e tyre në Adana, një nga provincat më të shkatërruara, aeroporti i së cilës është kthyer në portë për ndihmën ndërkombëtare.

View this post on Instagram

A post shared by ⚜️ Bir Zamanlar Çukurova ⚜️ (@bzcdizi)