SYRI TV/ Rama refuzon sërish mocionin me opozitën, Balla: Nëse ka insistim, deputetët do të përjashtohen

Mazhoranca dhe kryeministri Edi Rama vijojnë të shmangin përballjen me opozitën në Kuvend në mocionin me debat për skandalin Mcgonigal.

Taulant Balla, konfirmoi se as në seancën e sotme nuk do të plotësohet kërkesa e opozitës, duke theksuar se nëse deputetët demokrat do të insistojnë me kërkesën duke bllokuar foltoren, ata do të përjashtohen.

Në mbledhjen e Grupit me deputetët socialistë, Balla la porosi që në rast se nga opozita do të insistohet për këtë kërkesë ata të braktisin sallën dhe seanca të mbyllet.