Të shtëna në Laç, i plagosur mbetet një nxënës i gjimnazit
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar sot në qytetin e Laçit.
Sipas informacioneve të para të shtënat janë raportuar në gjimnazin e qytetit.
Nga ngjarja raportohet se ka mbetur i plagosur një person i paidentifikuar, ndërsa nuk dihen rrethanat.
Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur që të bëjnë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave.