36 - vjeçari pa patentë përplas një makinë tjetër në Has, pasi përfundon tek Trauma në Tiranë prangoset nga policia

Një 36 vjeçar me inicialet M.M. është arrestuar nga policia rrugore në Has pasi duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi kla përplasur një automjet tjetër.

"Arrestimi i tij u bë pasi duke drejtuar pa leje drejtimi, automjetin tip “Volkswagen”, në fshatin Vranisht, ka përplasur një automjet tjetër tip "Volkswagen", me drejtues shtetasin A. K.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi M. M., i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, Tiranë. Gjithashtu, janë dëmtuar lehtë pasagjerët e automjetit me drejtues shtetasin A. K., shtetasja R. K. dhe një 16-vjeçar, të cilët pasi kanë marrë mjekim, janë larguar në banesë," njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.