E rëndë/ Punonjësi i portit të Durrësit gjendet i djegur nga kolegët, dyshimet e para për ngjarjen

Gjendet i djegur një punonjës i portit të Durrësit. News 24 raporton se në orët e para të mëngjesit të sotëm, një person ende i paidentifikuar, rreth moshës 50 vjeçare, u gjet nga kolegët e tij i djegur, pranë rezistencës ku ngrohej.

Viktima është gjetur i pajetë nga punonjësit e tjerë të Portit.

Burime nga spitali bëjnë me dije se dyshohet që viktima të ketë pësuar infarkt.

Ai më pas ka rënë mbi rezistencë ku dhe është djegur.