9-vjeçari shpëtohet pas 156 orësh: Jam tifoz i Galatasaray, dua ujë dhe akullore
Një 9-vjeçar i shpëtuar nga rrënojat e tërmetit në Turqi pas 156 orësh ka treguar se është tifoz i Galatasaray.
Në një nga rajonet më të prekura nga tërmetet që shkaktuan shkatërrime në 10 provinca me qendër në Kahramanmaraş, ekipet gjetën shenja jete mes rrënojave të banesës Yunus Kaya.
Ekipet arritën të shpëtonin Semih İnce, 9-vjeç pas 156 orësh nën rrënojat e lagjes İslahiye të Gaziantep.
Semih u dërgua në Gaziantep me helikopter ambulancë dhe renditi kërkesat. Duke u shprehur se është mbështetës i Galatasaray-t dhe se i admiron Icardin dhe Muslera-n, Semih tha gjithashtu:
Kam shumë etje, dua një bidon ujë. Dua edhe akullore me luleshtrydhe.
Menjëherë pas shtrimit në spital, 9-vjeçarit iu plotësua dëshira pasi Fernando Muslera e përshëndeti gjatë një video-telefonate.
Semih ince kardeşimiz idolü Fernando Muslera ile buluştu
— Cimbom Halkındır (@CimbomHalkindir) February 12, 2023
pic.twitter.com/S1vuRXjsJa