VIDEO/ Vasili: Rama kërkon asgjësimin e parlamentit që të vazhdojë veprimtarinë mafioze
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ishte i ftuar në edicionin informativ në Syri Tv, ku komentoi protestën e djeshme të mbajtur nga opozita.
Vasili u shpreh se misioni i protestës u përmbush teksa theksoi se Rama synim kryesor ka asgjësimin e çdo mënyre llogaridhënieje, që të zhvllojë pa ndalur veprimtarinë e tij mafioze.
"Për të qenë i sinqertë misoini i protestës u përmbush por njëkohësisht ky mision u përmbush për të vendosur përfundimisht startimin e një beteje pa kthim për monizmin që do të stabilizojë Edi Rama dhe me shembjen e totalit të asaj që ishte thelbi i egzistencës së shtetit shqiptar, pra të republikës parlamentare, pasi qytetarët ishin aty dhe dhanë mesazhin e fortë sepse po tentohet të rrembehet gjithçka . Pra, ne kemi një republikë të bazuar mbi pluralizmin politik, i cili parasheh mazhorancë dhe opozitë më detyra të ndara, mazhorancë që kontrollon pushtetin për një kohë të caktuar dhe opizita që është një kontrolluese në emër të qytetarëve të ligjshmërisë së veprimeve, të mbrojtjes së interesit publik një raport me qeverinë kudo qe shkelet. Edi Rama synimin themelor ka asgjësimin e repunlikës sonë, pra asgjësimin e parlamentit dhe të çdo mënyre llogaridhënieje, në mënyrë që veprimtaria mafioze të ecë e paprekur dhe në bazë të kësaj, të dhunojë çdo interes të qytetarëvë", u shpreh Vasili.