Berisha: Ne jemi Parti Demokratike, kjo forcë politike nuk merr pushtet me dhunë, por veç me votë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një takim me strukturat e PD së Tiranës.

Berisha: Revolucion çfarë do të thotë? Do të thotë të jesh i zoti, i aftë, të reagosh, të ndërgjegjësosh dhe kapitalizosh pakënaqësinë. Ndaj dhe ne, misionar në çdo familje do të trokasim dhe me çdo zgjedhës do të bisedojmë. Protesta te parlamenti është protestë për ti dalë zot votës tuaj. Është protestë për të mbrojtur rendin kushtetues.

Unë kam besim të madh se, revolucioni ynë nuk do të njohë të ndalur. Asnjë ndikim të mos keni ju, nga ata të cilët unë e kuptoj, unë e kuptoj, kam mirëkuptim të plotë, se durimi i njerëzve ka arritur në kufijtë më të mëdha mosdurimi, por përsëri revolucioni ynë është paqësor, i mjeteve të mosbindjes civile, nuk është me armë.

Ne do të përmbysim këtë regjim, me mjetet të mosbindjes civile dhe në fund me votën e lirë. Ne nuk njohim formë tjetër pushteti. Ne jemi Parti Demokratike, cilido të lexojë parimet e saj. Kjo forcë politike nuk merr pushtet me dhunë, jashtë çdo lloj koncepti. Nuk është formë  ekstremiste, e pushtetit me dhunë. Nuk është forcë staliniste, fashiste, është forcë demokratike. Por përdor të gjitha mjetet demokratike dhe të mos bindjes civile që qytetarët tanë të votojnë të lirë. Ky është zotimi i ynë, kjo është fitorja jonë dhe ne do të fitojmë.