Tre gola në pjesën e parë, Manchester City po ‘shkatërron’ Aston Villën në ‘Etihad’

Manchester City e mbyll praktikisht që në pjesën e parë sfidën me Aston Villan në “Etihad”.

Skuadra e Pep Guardiolës realizoi tri herë para se të shkonte në dhomat e zhveshjes për pushimin mes pjesëve.

E hapi serinë e golave që në minutën e katër me Rodrin, që u shërbye nga Mahrez.

Në të 39-tën, Gundogan dyfishoi shifrat pas bashkëpunimit që pati me Haaland.

Sapo nisi koha shtesë e fraksionit hapës Riad Mahrez u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, për golin e 3-0.