Superliga/ Erzeni dhe Teuta ndajnë nga 1 pikë në derbi

Erzeni dhe Teuta kanë ndarë pikët në “Niko Dovana” për ndeshjen e vlefshme në javën e 21-të të Kategorisë Superiore.

Në “Niko Dovana”, derbi i fqinjëve u mbyll me rezultatin 1-1, me golat të shënuar thuajse me ekstremet e lojës.

Që në minutën e shtatë Sherif Kallaku zhbllokoi rezultatin me 11-metërsh dhe për minuta të tëra rezultati nuk ndryshoi, për të ardhur më pas në fundin e sfidës, kur një krosim i Asllanit u shfrytëzua nga Leao që e dërgoi topin në rrjetë.

Erzeni me pikën e fituar parakalon Partizanin e ngjitet në vendin e tretë, ndërsa Teuta barazon Kukësin në kuotën e 25 pikëve.