Vllaznia triumfon në klasiken e futbollit shqiptar me Tiranën, i afrohet kreut

Vllaznia ka mundur me shifrat 1-0 Tiranën në javën e 21-të të Kategorisë Superiore, duke rihapur luftën për titull në elitë.

Shkodranët ia kanë dalë falë një penalltie në fillimin e pjesës së dytë të ndeshjes, duke realizuar me Markun e duke vënë më pas nën kontroll sfidën pasi nuk lejuan bardheblutë që të rrezikonin portën e Zogoviç.

Aq u mjaftoi që të merrnin fitoren që i afron 3 pikë nga bardheblutë kryesues, duke rihapur plotësisht luftën për titullin në Superiroe e duke bërë më të ndezura javët në vijim.