Pas Kanadasë, një objekt i panjohur shfaqet edhe në hapsirën ajrore të Kinës! Pekini po përgatitet ta rrëzojë

Sipas raportimeve të fundit Kina po përgatitet të rrëzojë një objekt të paidentifikuar të dalluar duke fluturuar mbi një port në territorin e saj.

Objekti fluturues është parë pranë qytetit port të Qingdao dhe një punonjës i autoritetit të kontrollit detar të rrethit Jimo tha se autoritetet po përgatiten për ta rrëzuar atë.

Raportimet për objektin misterioz janë bërë në zëdhënësin e qeverisë kineze The Global Times dhe në postimet e mediave sociale në rrjetin kinez Ëeibo.

Ky raportim vjen në një moment të tensionuar mes SHBA-së dhe Kinës ku një balon i cilësuar si spiun u gjet mbi territorin amerikan dhemë pas u qëllua nga forcat e armatosura.

Nga ana tjetër Pekini u përgjigj dhe tha se baloni, i cili fluturoi mbi SHBA për tre ditë , kishte qenë një pajisje për parashikimin e motit.