", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/February/12/auto_Screenshot_101676204414.jpg", "width": 900, "height": 600 } }

Ishte vetëm 23 vjeç, tërmeti i merr jetën portierit të talentuar turk

Federata Turke e Futbolli  ka bërë të ditur lajmin e ri tragjik, se tërmeti shkatërrues i ka marrë jetën portierit të talentuar Muhammed Seyyid Orhan.

Orhan, 23 vjeç, ishte portieri i klubit Derik Spora. Ai humbi jetën në qytetin Kahramanmaras, i cili ishte një nga më të goditurit në tërmetin e tmerrshëm që goditi Turqinë dhe Sirinë në fillim të javës.

Federata Turke e Futbollit bëri të ditur gjithçka, e cila konfirmoi këtë lajm katastrofik.

“Me pikëllim të madh ju njoftojmë se Muhammed Seyyid Orhan, portieri i Derik Spor, një prej klubeve të ligës amatore, humbi jetën në tërmetin katastrofik që tronditi vendin tonë. Zoti e mëshiroftë Muhammedin. Ngushëllimet tona familjes së tij të ndjerë, të afërmve dhe komunitetit të Derik Spor”, është bërë e ditur nga Federata Turke e Futbollit.