Në mes të një skandali të madh, pronarët e Manchester City-t blenë klubin e 13-të brenda grupit
Ndërsa një skandal i madh vazhdon në futbollin anglez pasi Premier League ngriti më shumë se 100 akuza kundër Manchester Cityt për thyerje të rregullave financiare, pronarët e pasur të klubit nga Manchesteri blejnë klubin e 13-të në botë.
City Football Group, i cili tashmë ka 12 klube, bëhet pronar i ekipit brazilian Bahia EC, pasi ranë dakord për të blerë 90 përqind të aksioneve.
Bëhet fjalë për një skuadër që sapo ka fituar ngjitjen në rangun elitar të futbollit brazilian dhe si e tillë i përshtatet ambicieve të pronarëve të pasur nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
CEO Ferran Soriano ishte i rëndësishëm në marrëveshje dhe megjithëse propozimi për të shitur klubin u pëlqye nga i gjithë bordi, tifozët luajtën një rol kyç sipas statutit të klubit.
Sondazhi u mbajt në stadiumin Arena Fonte Nova në Salvador me një kapacitet prej 48,000 spektatorësh dhe rreth 98 përqind e tifozëve votuan në favor të shitjes së klubit te pronarët e pasur. Sigurisht, vendimi i tifozëve ka kuptim të përsosur duke pasur parasysh atë që pronarët e Cityt bëjnë në mbarë botën me klubet e tyre.
#ManCity owners want to spend £160m (R$1bn) over the course of the next 15 years on their latest investment club EC Bahia. ??
— mancity.fever (@mancityfever_) December 24, 2022
[@globoesporteSP]
City Football Group will develop Brazilian football players to make its investment in #ECBahia profitable. ? pic.twitter.com/s27vkhojtm
Synimi është kompletimi i dokumentacionit deri në fillim të sezonit të kampionatit në Serinë A, i cili është planifikuar për në prill. Bahia arriti të ngjitej në rangun elitar pasi përfundoi i treti sezonin e kaluar në Serie B.
City Football Group përfundoi blerjen prej 11.2 milion £ të skuadrës italiane Palermo në korrik, dhe gjithashtu ka klube në Francë (Troyes), Spanjë (Girona), Australi (Melbourne City) dhe Belgjikë (Lommel), Uruguay (Montevideo City Torque), SHBA- në (New York City), Indi (Mumbai City), Japoni (Yokohama F.Marinos), Kinë (Sichuan Jiuni) dhe Bolivia (Club Bolivar).
Megjithatë, për momentin detyra më e rëndësishme është fitimi i betejës ligjore kundër Premier League, pasi liga më e fortë në botë e ka akuzuar Cityn për shkeljen e më shumë se 100 rregullave financiare. Klubi reagoi shpejt, mblodhi ekipin më elitarë britanikë të avokatëve dhe njoftoi se mezi pret mundësinë për të fituar betejën para komisionit të pavarur dhe për të treguar se është "i pastër".