Ibrahimovici kosovar 'bën historinë' te Bayerni, por nuk ka lidhje me Zlatanin

Mbiemri i rëndë mbi supet e tij, por pa lidhje me Zlatanin suedez. Arijon Ibrahimovic iu afrua menjëherë një rekordi në debutimin e tij me fanellën e Bayern Munich, duke hyrë në “top 5” e një renditjeje të veçantë klubesh.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të Bundesligës, të fituar nga skuadra e Nagelsmann me rezultatin 3-0 ndaj Bochum-it, talenti i ri kosovar u bë pjesë e historisë së klubit gjerman.

Duke hyrë në fushë në vend të Sanè, në minutën e 77-të dhe me rezultatin tashmë në “kasafortë”, Arijon Ibrahimovic u bë lojtari i dytë më i ri ndonjëherë që ka debutuar me Bayernin.

Këtu janë 5 më të të rinjtë, që kanë debutuar te gjigantët bavarezë: Paul Wanner (16 vjeç e 15 ditë); Arijon Ibrahimovic (17 vjeç e 2 muaj), Mathys Tel (17 vjeç, 3 muaj e 9 ditë), Jamal Musiala (17 vjeç, 3 muaj e 25 ditë); Mats Hummels (17 vjeç, 7 muaj, 17 ditë).

Një mbiemër i rëndë mbi supet e tij, pa lidhje me Zlatanin, por edhe Arijon Ibrahimovic ka nisur ngjitjen e tij drejt suksesit që të gjithë tifozët e Bayernit shpresojnë ta dëshmojë.