VIDEO/ Berisha: Revolucioni na fton! Nesër ora 17:00 tek parlamenti
Pas protestës madhështore të mbajtur dje në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, ku mijëra e mijëra shqiptarë iu bashkuan thirrjes për dorëheqjen e Edi Ramës, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ftuar shqiptarët për protestën e radhës.
Protesta do të mbahet ditën e nesërme, e hënë, 13 shkurt tek parlamenti.
‘Revolucioni na fton!
Nesër, 13 shkurt ora 17.00, të gjithë para parlamentit!’, shkruan kreu i PD-së, Sali Berisha në mesazhin e tij, drejtuar shqiptarëve.
Opozita ka akuzuar mazhorancën, Edi Ramën dhe Lindita Nikollën, si njerëzit që kanë marrë peng parlamentin dhe nuk i japin hapësirë opozitës.
Ditët e fundit, kreu i PD-së ka bërë thirrje për protesta tek parlamenti, pasi siç thotë ai, ai është tempulli i qytetarëve e jo i qeveritarëve të korruptuar me në krye Edi Ramën.