", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/February/12/auto_-640-0-76564dc8eefded06142b3ca7b462e4561676189095.jpg", "width": 900, "height": 596 } }

VIDEO/ Pamje të rënda, momenti kur ndërtesat zë poshtë ekipet e kërkim-shpëtimit

Një incident ka ndodhur në Turqi ku një ndërtesë ka zënë poshtë ekipin e kërkim-shpëtimit ndërsa po bënin përpjekje për të nxjerrë njerëzit e mbetur nën rrënojat e tërmeti tragjik.

Ngjarja ka ndodhur  në Hatay, ndërkohë që momenti është publikuar me video në rrjetet sociale.

Mediat e huaja bëjnë me dije se një punëtor mbeti i bllokuar dhe mori dëmtime të lehta. Fatmirësisht ai është jashtë rrezikut për jetën.

Kujtojmë se epiqendra e tërmetit në Turqi ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, sipas shërbimit Gjeologjik amerikan.

Pas tërmetit të mëngjesit të 6 shkurtit me magnitudë 7.8 ballë, pati pasgoditje të tjera të fuqishme, ku më e madhja ishte ajo me magnitudë 7.5 ballë të shkallës rihter.

Numri i viktimave ka tejkaluar shifrën e 25 mijë, ndërkohë që ekipet e emergjencave po punojnë për nxjerrjen e personave që ndodhen nën rrënoja dhe që mendohet të shkojnë në disa qindra.