Finale spektakolare në Botërorin e Klubeve, Reali 'mbret' i Botës

Finalja e Botërorit të Klubeve ka dhuruar emocione, spektakël dhe shumë gola.

Reali Madrid mposht 5-3 Al Hilalin dhe fiton për herë të pestë këtë kompeticion.

Kampionët në fuqi të Europës nisin vrullshëm takimin dhe shënojnë 2 gola të shpejtë me Vinicius Jr dhe Valverde.

Marega ngushton shifrat për sauditët pak minuta më vonë dhe pjesa e parë mbyllet me rezultatin 2-1.

Benzema shënon sapo nis pjesa e dytë, ndërsa Vinicius Jr dhe Valverde shënojnë sërish, duke bërë që dygolëshi I Vietto të vlejë vetëm për statistika.

Reali fiton finalen 5-3 dhe arrin suksesin e pestë në Botërorin e Klubeve.