'Të 'shqetësuarit' pse nuk ra qeveria sot- pse nuk ngrihen vetë dhe ta rrëzojnë?'
Analisti Hysni Gurra ka reaguar pas komenteve në rrjet nga kritikët e PD, lidhur me protestën e sotme të thirrur nga opozita.
"Të 'shqetësuarit' pse nuk ra qeveria sot - pse nuk ngrihen vetë dhe ta rrëzojnë"?, është sfida që Gurra u bën atyre të cilët i quan armatura të Edi Ramës.
"Këta nuk mbledhin dot as 10 veta bashkë për të bërë një protestë të tyren", thekson më tej ai në një status në rrjetet sociale.
Postimi
Të “shqetësuarit” pse nuk ra qeveria sot- pse nuk ngrihen vetë dhe ta rrëzojnë? Derisa janë kaq të shqetësuar për të rrëzuar Ramën- pse presin t’ua rrëzojë Berisha, pse e duan gati, le ta rrëzojnë vetë dhe pastaj të shijojnë frutet e pushtetit vetë? Këta nuk janë të inteteresuar që të rrëzohet Rama, këta janë armatura të Ramës. Janë gallataxhinj, sehirxhinj, qylaxhinj. Këta nuk mbledhin dot as 10 veta bashkë për të bërë një protestë të tyren.