FOTO/ Shpërthen bombola e gazit, përfshihet nga flakët shtëpia në Memaliaj

Një banesë në fshatin Toç të Memaliajt është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të shtune. 

Shkak për zjarrin ka qenë shpërthimi i një bombole gazi. 

Nga zjarri mësohet se ka vetëm dëme materiale. 

Në banesë jetonin dy të moshuar, por fatëmirësisht nuk kanë pësuar lëndime. 

Për shuarjen e flakëve është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës.