Nuk ka fitues në ‘Castellani’, Empoli dhe Spezia ndajnë pikët

Në sfidën mes Empolit dhe Spezias nuk ka fitues. Të dyja skuadrat detyrohen që të ndajnë nga një pikë, pasi takimi përfundon në barazim 2-2.

Spezia i afrohet golit, Parisi shpëton skuadrën e tij duke hequr topin në vijën e portës, por ndërhyn VAR që gjen një faull me dorë dhe ndëshkon me të kuq lojtarin dhe akordon penallti për miqtë.

Vicario pret penalltinë e Verde, por ndërhyn sërish VAR dhe 11-metërshi duhet të përsëritet. Kësaj radhe Verde nuk gabon dhe kalon Spezian në avantazh. Pak minuta më vonë sulmuesi mik shënon edhe golin e dytë dhe Spezia mbyll pjesën e parë në avantazh të dyfishtë.

Empoli reagon në pjesën e dytë dhe shënon gol me Cambiaghi, ndërsa në minutat shtesë është Vignato ai që shënon golin e barazimit. Vlen të theksohet se Esposito ndëshkohet me të kuq në radhët e Spezias sapo fillon pjesa e dytë.

Të dyja skuadrat ndajnë nga një pikë. Empoli i afrohet akoma më shumë shpëtimit, ndërsa Spezia vazhdon të qëndrojë pranë zonës që të zbret në kategorinë inferiore.