UEFA i vjen në ndihmë Turqisë dhe Sirisë pas tërmetit shkatërrues
UEFA siguroi të premten 200,000 euro për të ndihmuar Turqinë dhe Sirinë pas tërmetit shkatërrues që goditi rajonin.
Presidenti i Federatës Turke të Futbollit (TFF), Mehmet Buyukeksi, fillimisht tha se UEFA ofroi afër 200 mijë euro në shenjë solidariteti dhe përveç kësaj, mediat vendase raportojnë se Stambolli po kryen aktivitete për mbledhjen e fondeve për periudhën e ardhshme.
UEFA thuhet se fillimisht ka mbledhur 150,000 euro dhe që atëherë ka siguruar 50,000 euro të tjera për të mbështetur Turqinë jugore dhe Sirinë.
Ata po planifikojnë gjithashtu mbështetje të konsiderueshme financiare për organizatorët e finales së Ligës së Kampionëve, e cila do të luhet më 10 qershor.
Gjithashtu, ndeshjet e Champions League, Europa League dhe Conference League do të nisin me një minutë heshtje, siç ka njoftuar zyrtarisht UEFA në faqen e saj, ndërsa Trabzonspor do të mbajë shiritat e zinj në krahë në ndeshjen kundër Baselit të enjten.
Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Turqi dhe Siri arriti në 24.150, dhe fatkeqësia natyrore që ndodhi la pasoja të paprecedentë financiare.
CNN raportoi më parë se numri i të vdekurve në Turqi ishte 20,318, dhe 80,052 persona u plagosën. Në Siri, numri i përgjithshëm i vdekjeve është 3,513, përfshirë 2,166 në zonat e kontrolluara nga rebelët në veri-perëndim të vendit, sipas Helmetave të Bardha të Mbrojtjes Civile, ndërsa 1,347 janë të vdekur në pjesët e kontrolluara nga qeveria të Sirisë.