SYRI TV/ Mungesë ngrohjeje në shkollat e Kuçovës, nxënësit: Kemi marrë rezistenca nga shtëpia

Shumë shkolla në Kuçovë janë pa ngrohje në këto ditë të ftohta dimri. Por edhe në shkollën 9-vjeçare “18 tetori”, ku ka kaldaja, ato nuk ndizen. Nxënësit tregojnë se vishen me xhupa, ose përdorin rezistenca të dhëna nga prindërit.

Nga SYRI TV

Temperaturat e ulëta të ditëve të fundit që kanë shkuar në minus, duke krijuar probleme për nxënësit në disa shkolla të Kuçovës, të cilat nuk kanë ngrohje.

Në shkolla, edhe pse ka sistem ngrohjeje ai nuk funksionon dhe në këto kushte nxënësit detyrohen të rrinë në klasa të veshur me xhupa, kapuç e dorashka.

Por ka dhe raste të tilla si shkolla 9-vjeçare "18 Tetori", ku kaldajat janë funksionale por ndizen me orare të kufizuar. Këtë e tregojnë vetë nxënësit.

Sipas nxënësve, për shkak edhe të mbipopullimit të klasave nga 30-35 nxënës, prindërit kanë çuar edhe rezistenca në klasat e fëmijëve të tyre por atyre nuk u lejohet t’i ndezin për të mos shpenzuar energji.

Të kontaktuar nga mediat, drejtuesit e shkollë 9-vjeçare "18 Tetori" në Kuçovë, nuk pranuan të reagojnë për këtë problem.

Gazetar: A. Hajdari

Redaktor: J. Hoxhaj

Montazhier. T. Foto