Protesta/ Berisha: Marshim afër institucioneve më të inkriminuara

Pasi ka mbaruar fjalimin e tij përpara kryeministrisë, kryetari demokrat, Sali Berisha ka nisur një marshim.

I pyetur nga mediat, Berisha tha se po marshohet pranë institucioneve më të inkriminuara.

“Tani fjalën e ka revolucioni. Po bëjmë një marshim afër institucioneve më të inkriminuara,” tha Berisha.

Fillimisht marshimi kishte për synim parlamentin. Më pas protestuesit iu drejtuan Ministrisë së Brendshme.

Ndërkohë qytetarët e shumtë thërrasin: Rama IK!