FOTOLAJM/ Protesta: Mbahet një minutë heshtje për viktimat e tërmetit

Në protestën e opozitës është mbajtur një minutë heshtje për viktimat tërmetit në Turqi dhe Siri.

Ka qenë Aldo Bumçi ai që ka kërkuar nga protestuesit, që kanë mbushur bulevardin, të nderojnë dhe kujtojnë viktimat e tërmetit apokaliptik në Turqi dhe Siri duke mbajtur një minutë heshtje.

Për 60 sekonda mijëra protestues kanë heshtur për të nderuar kujtimin e viktimave.

Tërmeti u ka marrë jetën mbi 24 mijë personave.