FOTOLAJM/ Policët me kundërgaz rreshtohen përpara kryeministrisë

Kordoni policor ka nisur të vendoset përpara kryeministrisë në pritje të protestës opozitare.

Pamjet e fotoreporterit të SYRIT, Feliks Bilani tregojnë se si policët janë të pajisur me kundërgaz.

Ndërkohë është blinduar dera kryesore e kryeministrisë, ndërkohë që Edi Rama ka hequr edhe kërpudhën e tij nga oborri i godinës.

Shtyllat janë lyer për të pamundësuar që protestuesit të ngjiten për të hequr kamerat.