EMRAT/ Jetuan deri 90 vjeç bashkë, humbin jetën nga gazi burrë e grua

Një çift të moshuarish në fshatin Rrapëz të Lushnjës, që kishte kaluar një jetë të gjatë së bashku, ai deri në 90 vjeç dhe e shoqja deri në 81, ka humbur jetën nga gazi.

Policia e Lushnjës njoftoi se rreth orës 10:40, në fshatin Rrapëz të Lushnjës janë gjetur në banesën e tyre, pa shenja jete, shtetasit Lame Kalliri, 90 vjeç dhe Qelibare Kalliri, 81 vjeçe, të cilët dyshohet se kanë ndërruar jetë për shkak të asfiksisë nga gazi.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.