Natyrisht, Fenerbahçe ka bërë të ditur gjithçka. Nga ky klub i famshëm turk kanë shkruar se pas këtij rasti besojnë sërish në mrekulli.

"Sonte, 119 orë më vonë, sytë na janë përlotur dhe besojmë përsëri në mrekulli. Kemi shumë ndeshje përpara. Të presim Kamilcan", njoftuan ata në faqen zyrtare të Fenerbahçes.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/February/11/auto_Screenshot_51676110131.jpg", "width": 900, "height": 600 } }

Mrekulli në Turqi: I veshur me fanellën e Fenerit, shpëtohet pas 119 orësh djaloshi, pyeti fillimisht për ndeshjen

Në detin e lajmeve tragjike dhe të tmerrshme nga Turqia dhe Siria pas tërmetit shkatërrues, një histori e bukur vjen nga qyteti i Kahramanmaras, ku djaloshi Kamilcan Agdas u shpëtua pas 119 orësh në rrënoja.

Agdas, 16 vjeç, ishte duke fjetur me fanellën e klubit të tij të dashur Fenerbahçe kur qyteti i tij u godit nga një tërmet i tmerrshëm. Pasuan ditë tmerri, por në fund 16-vjeçari shpëtoi.

Tifozi i vogël i Fenerbahçes u shpëtua pas 119 orësh të kaluar në rrënoja. Ai kishte fjetur me fanellën e klubit të tij të dashur sepse Feneri duhej të luante një ndeshje atë ditë, kur ndodhi tërmeti.

Gjëja e parë që ai pyeti shpëtimtarët e tij ishte: "Çfarë dite është sot?". Mediat turke thonë se ai e ka kaluar gjithë natën me fanellë pasi ka pritur me padurim ndeshjen.

Nëse tërmeti nuk do të kishte ndodhur, Fenerbahçe do të kishte luajtur kundër Konyasporit atë ditë dhe i riu do ta kishte ndjekur me vëmendje të veçantë duelin dhe do të brohoriste të preferuarit e tij.

Natyrisht, Fenerbahçe ka bërë të ditur gjithçka. Nga ky klub i famshëm turk kanë shkruar se pas këtij rasti besojnë sërish në mrekulli.

"Sonte, 119 orë më vonë, sytë na janë përlotur dhe besojmë përsëri në mrekulli. Kemi shumë ndeshje përpara. Të presim Kamilcan", njoftuan ata në faqen zyrtare të Fenerbahçes.