Lideri çeçen kërcënon Poloninë

Aleati kryesor i Vladimir Putin, lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, i emëruar në këtë pozicion nga Kremlini, kërcënoi hapur Poloninë, duke thënë se pas Ukrainës, e ka radhën ajo.

Arsyeja për këtë është e njëjta me atë që Rusia dha për të pushtuar Ukrainën: “Denazifikimi dhe çmilitarizimi” i Polonisë.
 
“Po sikur, Rusia të fillojë të denazizojë dhe çmilitarizojë vendin e ardhshëm? Në fund të fundit, pas Ukrainës, Polonia është në hartë! Unë nuk do ta fsheh që unë personalisht kam një qëllim të tillë,” u shpreh lideri çeçen.