Tërmeti në Turqi dhe Siri/ Numri i të vdekurve arrin mbi 24 mijë

Numri i të vdekurve nga tërmetet e fuqishme në Turqi dhe Siri deri mëngjesin e sotëm është 24.218, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë të punojnë gjatë gjithë kohës për të gjetur të mbijetuarit.

Në Turqi, numri i viktimave në orët e para të mëngjesit të sotëm është  20,665, tha Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të vendit (AFAD).

AFAD është shprehur se rreth 93,000 viktima janë evakuuar nga zona e tërmetit në Turqinë jugore dhe se më shumë se 166,000 personel janë përfshirë në përpjekjet e shpëtimit dhe ndihmës.

Ndërkohë në Siri janë raportuar më shumë se 3500 të vdekur.

Të paktën 870,000 njerëz kishin nevojë urgjente për ushqim në të dy vendet pas tërmetit, ku 5.3 milionë njerëz janë të pastrehë vetëm në Siri, paralajmëroi OKB.

Ndërsa Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së (WFP) po bën thirrje për një donacion prej 77 milion dollarë për të siguruar racione ushqimore dhe vakte të ngrohta për  874,000 njerëzve të prekur nga tërmetet në Turqi dhe Siri.

Ata që kanë nevojë të madhe për ushqim të nxehtë në kushtet e dimrit të ftohtë të rajonit përfshijnë 284,000 njerëz të sapo zhvendosur në Siri dhe 590,000 njerëz në Turqi, duke përfshirë 45,000 refugjatë dhe 545,000 njerëz të zhvendosur brenda vendit.

“Për mijëra njerëz të prekur nga tërmetet, ushqimi është një nga nevojat kryesore për momentin dhe prioriteti ynë është që t'ua dërgojmë atë njerëzve që kanë nevojë për të shpejt”, tha drejtoresha rajonale e WFP për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, Corinne Fleischer në një deklaratë.