'Bomba' e BILD/ Ilda Zhulali: Rama i ka kërkuar McGonigal të godasë Berishën në DASH
Ekspertja e çështjeve ndërkombëtare, Ilda Zhulali u shpreh në 'Çim Peka Live' se Edi Rama i ka kërkuar Charles McGonigal që të godasë Sali Berishën në Departamentin Amerikan të Shtetit.
"Rasti i zotit Berisha, të cilin BILD e quan si rast goditës, ka dyshime të arsyeshme që çojnë tek kërkesa e mundshme që Rama mund t'i ketë bërë McGonigal për ta kaluar këtë çështje në DASH. Ky është fakti i ri që del te gazeta BILD. Kjo është një gazetë europiane. Në SHBA dalin çdo ditë fakte të reja. Elementi i dytë është Duçka dhe lidhjet e tij qoftë me Ramën, por edhe në politikën gjermane. Ky është një rast që në Shqipëri e kami parë të dokumentuar, me një deputet të CDU që s'ka kaluar pa pasoja. Politikanët gjermanë pasi takoheshin me Ramën mbanin qëndrime të çuditshme. Në Berlin, në takime pas qëndronte Duçka", u shpreh Zhulali.