Cilësohet si 'Benzema i ri', Juventus ka gjetur zëvendësuesin e Vlahovic

Një nga lojtarët e Serisë A që pëlqehet më shumë nga klubet angleze dhe jo vetëm është Dusan Vlahovic. Juventus po kalon një moment të vështirë, por sipas lajmeve që vijnë nga Italia duket se bardhezinjtë e kanë gjetur zëvendësuesin e serbit.

Bëhet fjalë për Rayan Cherki, talent i ri i Lyon-it. Francezi me origjinë algjeriane është një nga lojtarët e datëlindjes 2003 më të rëndësishëm në nivel botëror dhe për atë flitet prej kohësh. Pas një aktivizimi me pikatore në fillimin e sezonit, tani ka fituar një vend si titullar dhe ka shënuar edhe dy gola.

Një saktësim: Cherki nuk është një sulmues, por një fantazist. Megjithatë, francezi do të ishte një investim për të cilin mund të përdoret shuma që mund të fitohet nga shitja e Vlahovic. Të paktën pjesërisht.

Problemi është se bëhet fjalë për një talent që pëlqehet në të gjithë Europën dhe nga disa klube të mëdha. Siç ka bërë të ditur fichajes.net, Juventus është një nga klubet e interesuar bashkë me Liverpool-in, PSG-në dhe mbi të gjitha Real Madridin.

Los Blancos, në fakt, kërkojnë përforcime në sulm, mbi të gjitha sepse Benzema është në thelb qendërsulmuesi i vetëm me peshë në ekipin e Carlo Ancelotti-t. Dhe se është 35 vjeç, përveçse ka një kontratë që i skadon në qershor.

Si të mos mjaftonte, historia tregon se vetë Benzema është “peshkuar” nga Lyon në 2009-ën. Përsëritja e operacionit, me marrëdhëniet mes klubeve që kanë mbetur shumë të mira, është një tundim për Real Madrid.

Për Cherki-n, vera e 2023-shit mund të jetë ajo e duhur për të bërë hapin e madhe dhe në Madrid kanë treguar se kanë një nuhatje të madhe për talentet e rinj francezë. Siç tregojnë edhe operacion Tchouameni dhe Camavinga.