Ronaldo përballet me situatën e pazakontë, stadiumi pushtohet nga karkalecat
Të enjten, gjatë ndeshjes mes Al-Nasrs dhe Al-Wahda, sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo realizoi poker golash në tokën arabe.
Rreth 27 mijë njerëz erdhën për të parë ndeshjen dhe stadiumi ka një kapacitet prej 38 mijë. Pjesëmarrje jo e keqe për ligën jo më spektakolare. Duket se është efekti i Ronaldos.
Megjithatë, rezultoi se në tribuna nuk kishte vetëm njerëz. Në rrjetet sociale janë shfaqur foto që tregojnë tufa karkalecash të shpërndara nëpër stadium.
“Edhe ata nuk mund të mungonin në një event të tillë”, kanë bërë shaka disa përdorues në rrjetet sociale të mediave.
— Out Of Context Football (@nocontextfooty) February 10, 2023