Kujtojmë se vijojnë kërkimet për shokun e tij të skuadrës Christian Atus, i cili është nënrrënoja.

 

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/February/10/auto_Screenshot_21676050896.png", "width": 900, "height": 597 } }

Sulmuesi i Hataysporit shpjegon se si i mbijetoi tërmetit: Shpëtova pasi u ngrita për të falur namazin e sabahut

Kevin Soni, sulmuesi 24-vjeçar i Hataysporit, është një nga futbollistët e lënduar lehtë nga tërmetet shkatërruese që goditën Turqinë.

Tërmeti i parë shkatërrues me magnitudë 7.8 ballë të shkallës Rihter ndodhi të hënën në orën 4:17 të mëngjesit dhe pjesa më e madhe e qytetit të Hatajit u rrafshua në tokë.

Kamerunasi, i cili para fillimit të këtij sezoni mbërriti si i huazuar te Hatayspor nga grekët e Asteras, ishte zgjuar dhe arriti të “arratisej” nga shtëpia.

"Unë jam musliman, jam shpëtuar pasi kam qenë zgjuar, doja të prisja deri në orën 6:40 të mëngjesit për të falur namazin e sabahut, nëse do të kisha fjetur në momentin e tërmetit, nuk do të mund të dilja nga shtëpia dhe mendoj se do të kisha qenë nën rrënoja”, tha Soni.

Kujtojmë se vijojnë kërkimet për shokun e tij të skuadrës Christian Atus, i cili është nënrrënoja.