Adriana Kalaja: Gjykata e Strasburgut do të zgjidhi shumë shpejt çështjen e Teatri Kombëtar
I ftuar në Edicionin e Pasdites në Syri Tv me Armela Ferko ishte aktivistja në mbrojte të Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja.
Kalaja është shprehur se pranimi i kërkesës për Mbrojtjen e Teatrit nga Gjykata Strasburgut është një hap i madh drejtë zgjidhjes së një çështje shumë të rëndësishme.
"Jemi të gëzuar sepse sot kauza e Teatrit Kombëtar përveç se është futur në 6 vite ka një veçanti tjetër se është e vetmja kauzë që ka vazhduar edhe pasi ai është shembur. Unë i shpreh mirënjohjen dhe falënderimet për televizionin Syri.Tv që na ka mbështetur sa herë kemi pasur nevojë.
Ne edhe për interes të publikut në 19 dhjetor të këtij viti u informuam nga punonjës të bashkisë së Tiranës se Veliaj do të nisi punimet në 21 dhjetor ne ju drejtuam gjykatës së Strasburgut sepse ligji atje e parashikon se kërkesat për pezullim futen në kërkesat emergjente.
Në aspekt të jurisprudencës mos respektimi i vendimeve të gjykatës hyn në proceset jo të rregullta ligjore ku shkelen të drejtat themelore atëherë futet në punë Gjykata e Strasburgut
Që në momentin e parë Gjykata të pranon ose nuk të pranon për tu gjykuar, duke verifikuar anën formale dhe elementët kryesor që janë ngritur nga ankuesi janë pjesë e juridiksionit të Gjykatë së Strasburgut për tu gjykuar.
Në këto kushte sipas E-mail të datë s25 dhjetor na është kërkuar që të cofnim dosjen e plotë dhe argumentimet mbi themelin e çështjes.
Në Gjykatën Kushtetuese kemi kërkuar mos fillimin e punimeve pasi cenon vendim e saj sot dhe në të ardhmen. Kemi rreth 170 prova dhe të gjitha protestat e zhvilluar, kemi paraqitur deklarimet e 25 eurodeputetët mbi prishjen e Teatrit Kombëtar."