", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/February/10/auto_Screenshot_61676046803.png", "width": 900, "height": 508 } }

Ancelotti, trajneri i ri i Brazilit? Federata thyen heshtjen

Kush do ta trashëgojë postin e trajnerit të Brazilit ? Që nga largimi i Tite, pas dështimit në Kupën e Botës 2022 në Katar, shumë emra janë shfaqur për të marrë frenat e “Seleçao-s”. I fundit është Carlo Ancelotti, i cili tashmë i ka thënë po federatës braziliane të futbollit për të marrë drejtimin e skuadrës prestigjioze të Amerikës së Jugut deri në Botërorin e ardhshëm 2026, që do të zhvillohet në Amerikën e Veriut.

Por në një deklaratë për shtyp të publikuar këtë të premte, Federata e Futbollit të Brazilit (CBF) mohoi marrëveshjejen, duke e bërë edhe më të paqartë. “Konfederata Braziliane e Futbollit (CBF) njofton se lajmi i publikuar të premten (02/10) se trajneri i Real Madridit, italiani Carlo Ancelotti , është trajneri i ri i kombëtares braziliane nuk është i saktë. Presidenti Ednaldo Rodrigues i qëndron deklaratave të bëra të mërkurën, pas shortit për ndeshjet e Kupës së Brazilit. Me këtë rast, drejtuesi përjashtoi spekulimet dhe tha se çështja do të trajtohej në mënyrë transparente dhe trajneri i zgjedhur do të shpallej në kohën e duhur.” Prandaj, paqartësia është gjithmonë e pranishme për të pasuar Tite.