Gazetari turk raporton live për SYRI-n nga Malatya: Janë rrënuar mbi 1 mijë ndërtesa
I ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me Armela Ferkon, gazetari turk Omer Konakçi ka raportuar ekskluzivisht live nga situata tragjike në Malatya pas tërmetit tragjik të rënë 3 ditë më parë.
Sipas gazetarit turk ekipet e shpëtimit po përpiqen të shpëtojnë personat nën rrënoja me ndihmën edhe të qenit.
Omer Konakçi ka theksuar se në Malatya janë mbi 1 mijë ndërtesa të rrënuara dhe në të gjitha banesat po punohet për të shpëtuar të mbijetuarit.
Gjithashtu gazetari thekson se ndërtesat e rrënuara nuk konsiderohen as ndërtesa shumë të vjetra as shumë të reja. Ka ndërtesa që nuk janë prekur fare nga tërmeti, por ato që janë rrënuar mund të konsiderohen ndërtesa të vjetra por ka edhe ndërtesa të reja.
Konakçi: Ndërtesa pas meje është rrënuar nga tërmeti i parë që erdhi në orën 4:17 minuta të mëngjesit dhe është ndërtesa e parë që është rrënuar nga tërmeti.
Këtu është vendi ku kanë ndodhur edhe goditjet më të mëdhaja. Ndërtesat që janë rrëzuar më së shumti janë rrëzuar nga tërmeti i dytë i orës 13:00 me orën lokale turke. Të gjitha ekipet e shptëimit janë dhe institucionet shtetërore janë në terren dhe në gadishmëri. Edhe qenushi na ka ndihmuar për të shpëtuar të mbijetuarit në rrënoja por gjatë ditës së sotme është dëmtuar edhe qeni.
Fatkeqësisht ka shumë të lënduar por një numër të saktë nuk dihet se sa persona janë nën rrënoja.
Fatmirësisht ka njerëz që kanë shpëtuar edhe në orët e fundit edhe gjatë kohës që po flasim. Ka afërsisht mbi 1 mijë ndërtesa të rrënuara dhe në të gjitha banesat po punohet për të shpëtuar të mbijetuarit.
Ndërtesat e rrënuara nuk konsiderohen as ndërtesa shumë të vjetra as shumë të reja. Ka ndërtesa që nuk janë prekur fare nga tërmeti, por ato që janë rrënuar mund të konsiderohen ndërtesa të vjetra por ka edhe ndërtesa të reja.
Ekipet e shpëtimit janë në terren dhe herë pas here marim lajme të mira për shpëtimin e ndonjë fëmije apo personi.