Nuk dilte prej ditësh, ukrainasja gjendet pa jetë në Durrës
Një ukrainase është gjetur e vdekur brenda apartamentit ku banonte në plazhin e Durrësit. 45-vjeçarja, e identifikuar si Natalia F. Yaruseska jetonte vetëm në katin e pestë të një pallati tek zona e Shkëmbit të Kavajës. Por prej disa ditësh nuk kishte dalë nga banesa e saj.
Të shqetësuar për fatin e saj, banorët e pallatit kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës, i cili ka bërë të mundur hyrjen në apartament nga ana e ballkonit. Por në momentin që janë futur në banesë, ukrainasja është gjetur pa shenja jete.
Trupi i saj është dërguar në urgjencën e spitalit të Durrësit, e cila ka deklaruar paraprakisht se nga kqyrja e trupit nuk ka shenja dhune në të dhe vdekja e saj është natyrale. Megjithatë, Policia e Durrësit ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun e vërtetë të vdekjes së saj.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 10.02.2023, në lagjen nr. 13, Durrës, është gjetur në banesë, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasja ukrainase N. Y., 46 vjeçe.
Paraprakisht dyshohet se 46-vjeçarja e ka humbur jetën nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.