‘I vdekur që ecën’/ Vasili: Rama gjallon kot në zyrën e kryeministrit

Nga Petrit Vasili

Prestigjozja gjermane BILD plas aferën Mc Gonigal, Rama tashme nje ‘Walking dead’!

Gazeta gjermane BILD, që denoncoi dosjen bombë 184 të zgjedhjeve në Dibër, i bën jehonë shumë të madhe aferës Rama-McGonigal.

BILD ka meritën e jashtëzakonshme se ishte ndër të parat media të mëdha ndërkombëtare, që nxori sheshit fytyrën e vërtetë mafioze të Edi Ramës.

BILD provoi në mënyrë asgjësuese masakrën zgjedhore të Edi Ramës dhe rolin e tij personal në këtë masakër se bashku bandën e tij me Gjiknurin & co.

Edi Rama aktualisht ka mbaruar me gjithçka dhe vazhdon të gjallojë kot në zyrën e kryeministrit.

Për gjithë botën, Edi Rama është një histori e mbyllur sepse përfaqëson thjesht dhe vetëm një mafioz, korruptues dhe drejtues të një narkoqeverie.

Edi Rama përfaqëson modelin me mizerabël të shtetarit dhe modelin më të përdhosur dhe pa asnjë moral të njeriut peng i llumit të vetvetes.

Rama është realisht një ‘The Walking Dead’!