Tërmeti shkatërrimtar në Turqi dhe Siri, gjenden trupat e katër volejbollistëve të reja
Kryeministri i Qipros Veriore njoftoi se trupat e pajetë të gjithsej 16 personave, anëtarë të ekipeve të volejbollit të të rinjve për meshkuj dhe femra, u gjetën në rrënojat e hotelit "Isijas" në bulevardin Adiaman Ataturk pas tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë.
Ekipet e volejbollit të meshkujve dhe femrave të Kolegjit “Famagusta”, që kishte në përbërje 39 anëtarë, kanë qëndruar në hotelin shtatëkatësh, i cili u shemb nga tërmeti.
Fatkeqësisht, 16 prej tyre vdiqën, pasi së fundmi u gjetën edhe katër trupa të tjerë.
"Ne gjetëm trupat e katër fëmijëve të tjerë gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit që u kryen në rrënojat e hotelit Isias. Me këto humbje, numri i viktimave në Adijaman u rrit në 16", thuhet në deklaratë.
Kujtojmë se tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë në fillim të kësaj jave vranë më shumë se 20 mijë persona dhe shkaktuan dëme të mëdha materiale.