VIDEO-SYRI TV/ Kërkesa e PD për shkarkimin e Nikollës, debate në Këshillin e Legjislacioneve
Këshilli i Legjislacionit u mblodh këtë të premte për të shqyrtuar kërkesa e PD për shkarkimin e Lindita Nikolës si kryetare parlament. Maxhoranca rrëzoi kërkesën e PD për seancë me praninë e medias, dhe nga opozita cilësohet si mungesë e plotë e transparencës. Në Këshill u lexua vetëm raporti i PS, pasi relatori i demokratëve Gazmend Bardhi nuk ishte i pranishëm në seancë.
Nga SYRI TV
Mbledhja e Këshillit të Legjislacionit e thirrur për të shqyrtuar kërkeswn e PD për shkarkimin e kryetares së Parlamentit Lindita Nikolla, u shoqwrua me debate mes maxhorancës dhe opozitës.
PD kërkoi që mbledhja të zhvillohet me praninë e medias, por kjo kërkesë u rrëzua nga PS. Në përfundim të mbledhjes, deputetët Dhurata Çupi dhe Saimir Korreshi deklaruan pwr mediat, se në mbledhje u lexua vetëm raporti i Partisë Socialiste, ndërsa raporti i opozitës nuk është lexuar dhe nuk është votuar në këshill, për shkak se deputeti Gazment Bardhi i cili ishte relatori i PD për këtë çështje, është përjashtuar nga Kuvendi për 10 ditë.
Sipas Cupit përjashtimi i Bardhit ishte i qëllimshëm nga maxhoranca, që të arrinte të kishte shumicën e votave për ta zhvilluar mbledhjen me dyer të mbyllura.
Ndërkohë deputeti Sajmir Korreshi e cilësoi maskaradë sjelljen e maxhorancës që vepron në shkelje të afateve.
Korreshi dhe Cupi deklaruan kërkesa e tyre do të ndiqet në të gjitha institucionet e nevojshme, duke mos përjashtuar edhe gjykatën Kushtetuese.