Media e Ramës: Mos shkoni në protestë se Gaz Bardhi ka zërin e hollë…
Gazeta Tema ka sulmuar Gazment Bardhin, pas deklaratave të tij në Opinion se është marrë vendim që të gjithë deputetët të jenë të pranishëm në protestën e nesërme, 11 shkurt.
Ja çfarë shkruan Tema:
Gazment Bardhi, ndoshta është e tepërt të flasësh pasi mund të reagojnë komunitetet që mbrojnë shtresa të caktuara, të cilat duken të ekspozuara ndaj shoqërisë.
Me zërin e tij të hollë përpiqet të nxjerrë një burrë të trashë. Në fakt, dje tha shumë budallallëqe.
Tha se nuk ishte ç’regjistruar Lulzim Basha si kryetar i PD-së në gjykatë, sepse s’do linin PD-në pa kryetar.
Në fakt dje i tha Enkelejd Alibeajt që ti nuk je kryetar i PD-së, pasi është Gazment Bardhi, që në bazë të statutit të vjetër të PD-së, pas dorëheqjes së Lulit duhet të regjistronte Enkelejd Alibeajn si kryetar të PD-së, pasi e ka komanduar në procedurë të rregullt statutore të Partisë Demokratike.
Por, budallallëqet e Gazit në studio, nuk i merr më kush seriozisht.
Pasi me 8 janar të vitit 2021, me gaz lotsjellës u hidheshin në fyt demokratëve, i godisnin, i bënin për spital.
U hodhën gaz lotsjellës dhe vunë policinë që t’i mbronte, zyrtarët e PD-së, nga militantët e PD-së, e paparë kjo dhe e padëgjuar më parë në historitë politike.